SHOQATA ALPEVE SHQIPTARE (SHASH)

#

Veprimtaria

Shoqata eshte Organizate jo Qeveritare, jofitim prurese, jo politike,jo fetare e specializuar ne fushen e studimeve,publikimeve shkencore dhe njohjes se natyres, mbrojtjes se mjedisit malor Shqiptar,te ngjitjeve malore,te alpinizmit,te kacavjerjeve shkembore,te ecjeve me ski,te ├žiklizmit malor,te sporteve ne lumenj malore, dhe e zhvillon aktivitetin e saj ne perputhje me legjislacionin Shqiptar si dhe me dispozitat e parashikuara nga Statuti. Shoqata do te punoje ne koordinim te plote me Institucionet Publike, me Organizatat Jo Qeveritare Shqiptare dhe te Huaja, me shoqerine Civile dhe me Komunitetin Lokal per realizimin e objektivave.

 

Qellimet

Qellimet e punes se Shoqates jane:

1. Zhvillimin e Alpinizmit dhe ecjeve malore ne malet Shqiptare.
2. Perhapjen dhe zgjerimin e njohurive mbi malet e larta te Shqiperise.
3. Ruajtjen e bukurive dhe prejardhjes se botes mjedisore malore.
4. Kujdesjen dhe forcimin e dashurise se popullsise malore per vendlindjen
5. Mbeshtetja e projekteve te institucioneve dhe organizatave te tjera ne fushen e mesiperme.

Qellimet e Shoqates percaktohen ne parim. Ne varesi te zhvillimeve konkrete ekipi drejtues i Shoqates do te percaktoje objektivat, rruget dhe mjetet konkrete. Objektivat ne parim jane percaktuar nga nevojat aktuale dhe perspektive te zhvillimit, te cituara ne paragrafin per argumentimin e Shoqates. Konkretizimi i tyre ne kuadrin e veprimtarise se Shoqates do te behet ne varesi te situatave dhe te burimeve njerezore e materiale qe do te disponohen. Ne kete kuptim nje nga objektivat e punes se Shoqates eshte pikerisht vleresimi dhe kerkimi i ketyre burimeve. Shoqata fitoi personalitet juridik nepermjet vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane Nr. 525 Date 04.02.2003.

Klikoni   ketu  per te shkarkuar statutin e plote