Alpet Shqiptare Informacion i pergjithshem
Alpet Shqiptare takohen ne pjesen me veriore te Shqiperise dhe kane kufinj teper te qarte duke paraqitur rajonin me lartesi me te madhe dhe nje nga me te bukurit ne Vendin tone.
Ne jug kufizohen nga lugina e Drinit(Fierze-Vau i Dejes),ne lindje dhe verilindje kufizohen me pellgun e Tropojes dhe ne perendim ato zbresin ne fushen e Mbishkodres.Ne veri vashdojne jashte territorit Shqiptar,ne Malin e Zi.
Alpet perhapen per rreth 60 km gjeresi dhe 64 km gjatesi dhe zene nje siperfaqe rreth 2020 km2. Drejt veriut strukturat e tyre gjeografike dhe gjeologjike vazhdojne jashte kufirit shteteror ne Malin e Zi.
Ne jug Alpet zbresin deri tek lugina e Drinit(zona Fierze-Vau i Dejes) ne lindje dhe ne jug thyerja transversale Shkoder-Peje ndan Alpet nga rajonet e tjera fqinje, ndersa ne perendim Alpet kufizohen me Fushen e Mbishkodres.
Alpet perfshihen ne rrethet e Shkodres,Malesise se Madhe dhe Tropojes ne te cilen jeton nje popullsi e perqendruar ne keto komuna.
Shkodra
Qyteti i Shkodres me popullsi 83598 (sipas rregjistrimit te popullsise 2001)ndodhet ne veri te Shqiperise dhe rreth 100 km nga kryeqyteti i Shqiperise,Tirana, rreth 110 km nga porti i Durresit si dhe rreth 60 km ne jug te Podgorices(Montenegro) dhe po kaq ne lindje te portit te Barit(Montenegro)
Shkodra eshte nje qytet qe ka afer detin,liqenin edhe malin,vetem 32km ne jugperendim te qytetit eshte deti Adriatik ( plazhi i Velipojes), ne veri te Shkodres eshte zona malore pushuese e alpeve Shqiptare Razma, Boga, Thethi.Shkodra eshte qytet me siperfaqe 1500 ha,prej te cilave 1150ha ne fushe dhe 350 ha reliev kodrinor.Shkodra ka nje klime mesatare fushore ,me vere relativisht te nxehte e te thate e me dimer jo shume te ftohte dhe te lagesht.
Kalaja Rozafa ndodhet ne hyrje te qytetit te Shkodres e rrethuar nga lumejte Buna,Drini e Kiri dhe nga kodrat e Tepes nga ana tjeter.Muret rrethuese jane 880 m te gjate qe rrethojne nje siperfaqe prej 35000 m2.Eshte kalaja me e madhe ne Shqiperi dhe nder me te medhate ne Balkan.
Ne 100 ura te gurit qe ruhen ne vendin tone ,Ura e Mesit eshte me e gjata dhe nje nga monumentet e rralla te ketij lloji.Eshte e vetmja ure guri me kthese tek ne, te cilen e ka marre per t,ju pershtatur ambjentit dhe ndodhet 8 km ne lindje te Shkodres, mbi shtratin e lumit te Kirit.
Kalaja Shkodres
Communes/Municipalities Persons
Rrethi i Shkodres 185794
Shkoder 83598
Rrethinat 15361
Postribe 8913
Shllak 1213
Pult 2414
Temal 1689
Shosh 1157
Shale 3215
Bajram curri(Tropoja)
Tropoja shtrihet ne Shqiperine verilindore dhe lokalizohet ne zonen e Alpeve Shqiptare (Alpet lindore) dhe Malesine e Gjakoves. Lartesia me e vogel e zones eshte ne bashkimin e lumit Valbona me lumin Drin 258m dhe me e larta eshte Jezerca 2692m Lugina kryesore e rajonit te Tropojes eshte lugina e Valbones.
Popullsia e rajonit te Tropojes sipas rregjistrimit te vitit 1985 ka qene 41 000 banore,ne vitin 1990 ka patur 47 686 banore,ne vitin 1995 ariti 51 388 banore.Ne baze te te dhenave te Qarkut te Kukesit dhe sipas INSTAT te vitit 2001 popullsia e Tropojes eshte 27 947 banore ku ne qytetin e B.Currit i cili shtrihet ne zonat e ulta te pellgut te Tropojes jane 7 482 banore dhe ne fshat 20 465 banore.
Rrethi Tropojes 28 851
B.Curri 6778
Margegaj 3309
Lekbibaj 2718
Bujan 3454
Fierze 2381
Llukaj 2465
Bytyç 2134
Tropoje(Komune) 5612
Kopliku
Kopliku ndodhet ne Shqiperine veriperendimore rreth 20 km ne veri te Shkodres dhe lokalizohet ndermjet liqenit te Shkodres dhe zones se Alpeve Shqiptare (Alpet perendimore). Lartesia me e vogel e zones eshte ne buze te liqenit te Shkodres 5.4m dhe vete qyteti eshte ne lartesine 54 m
Popullsia e rajonit te Malesise se Madhe sipas rregjistrimit te vitit 2001(INSTAT) eshte 36770banore ku ne qytetin e Koplikut i cili shtrihet ne zonat e ulta te pellgut te Koplikut jane 3129 banore.
Qyteti i Koplikut eshte nyja lidhese per guidat lindore si ajo e lugines se Boges,lugines se Shales(Thethit) dhe guidat veriore si ajo e lugines se Cemit,Vermoshit,guides malore Hani Hotit-Rapsh-Starje.
Rrethi Malesia e Madhe 36770
Koplik 3129
Gruemire 9832
Kastrat 8447
Kelmend 4740
Qender 5546
Shkrel 5076