Zbulimi i Shqiperise me bicikleta

PARATHENIE


Mijra njerez deshirojne te udhetojne me biçiklete.Per kete qellim Albanian Bike ju ofron informacionin e nevojshem qe ju te zbuloni Shqiperine. Ketu do te gjeni rruget e zgjedhura per levizjen me biçiklete,pershkrimin e tureve,hartat e nevojshme si dhe informacione turistike me tipike. Per realizimin e kesaj guide per zbulimin e Shqiperise nepermjet levizjes me Biçikleta u angazhuan direkt ose me konsultime specialiste te ndryshem te Shoqates Kombetare te Studimeve Malore,te Shoqates se Alpeve Shqiptare,te Federates se Çiklizmit Shqiptar si dhe individe nga Gjermania dhe Austria te cilet kontribuan per perfundimin me sukses te se pares Guide per gjithe Shqiperine.

Gjate realizimit te Tureve ju do te beni udhetime dhe pushime duke shijuar bukurite madheshtore te pejsazhit Shqiptar si dhe duke njohur njerzit qe jetojne ne kete mjedis Shqiptar.Njekohesisht do te shijoni dhe bukurite qe ofrojne zonat kufitare me Shqiperine,Malin e Zi(Virpazar-Podgorice-Plave-Gusi),Kosoven (Prizren-Gjakove),Maqedonine(Diber-Struge-Oher-Shen Naum). Shqiperia, te dashur miq te biçikletave,gjate realizimit nga ana e juaj te tureve ju ofron:

-Udhetime me biçiklete neper qytete te ndryshme te Shqiperise qe nga veriu ne jug e nga lindja ne perendim. -Udhetim me biçiklete neper bregdetin e Detit Adriatik dhe Jon -Udhetime me biçiklete neper liqenet e Shkodres,Ohrit,Komanit,Dibres,Fierzes,Butrintit,Plaves,Belshit etj. -Udhetime me biçiklete neper lumenj si Drini,Buna,Vjosa,Shkumbini,Mati,Drinosi etj. -Udhetime me biçiklete neper Ultesira dhe Kodrina -Udhetime me biçiklete neper terrene malore,alpet Shqiptare,Dajt,Voskopoje etj. -Udhetime me biçiklete neper pyje e shume pejsazhe te tjera Te gjitha keto do ti gjeni ne kete "Albanian Bike Book" Informacion mbi Udhetimin: Çdo informacion para,gjate ose pas realizimit te Tureve mund te merni ne çdo kohe ne kete adrese: National Society for Mountainous Studies Rruga: Pjeter Bogdani, Pall.20/4, Shk.2, Ap.2/A, Tirane, Albania Tel. ++355.4.2261827 ,Tel+Fax.++355.4.2249383 Cel.++355 68 2397202 E-Mail:konuzi@yahoo.com,julionuzi@yahoo.it

HYRJA
SHQIPERIA E BUKUR DHE E MAHNITSHME


Te nderuar miq te bicikletave. Ne gezohemi tju japim juve nje informacion ekskluziv i SHKSM,SDC,AAV per te njohur bukurite dhe kulturen ne territorin e Shqiperise dhe pjeserisht te Malit te Zi,Kosoves,Maqedonise nepermjet levizjes me bicikleta. Guida permban tre elemente te rendesishem :
- MAP -Harta in scale 1:220 000 DISCOVERING ALBANIAN BY BIKE
- BOOK-ALBANIAN BIKE BOOK
- CD -DISCOVERING ALBANIAN BY BIKE

Duke mare sot ne dore kete guide fillon per juve dhe pushimi aktiv.Ne do tju ofrojme te gjithe informacionin e nevojshem qe udhetimi i juaj me biçikleta te vijoje normalisht dhe kete do tju a japim ne tre drejtime:

1.PREGATITJA E UDHETIMIT
Ketu do te gjeni ju te gjithe informacionin per ardhjen dhe nisjen,hartat,transportin e bagazheve nga vendi i ardhjes,bicikletat me qera,veshjet shoqeruese si dhe shume informacione qe ju nevojiten do ti merni ne: SHKSM, SDC, AAV. E.mail:konuzi@ yahoo.com,julionuzi@yahoo.it

2.LEVIZJA JUAJ ME BICIKLETA
Ketu do te gjeni ju te gjitha informacionet per cdo dite per pushimet tuaja si dhe informacion te sakte dhe te detajuar per udhetimin me biciklete.Peshkrimin e segmentit rrugor qe do te pershkohet per secilen etape,informacion per restorantet si dhe koston e nevojshme qe ju duhet per gjate udhetimit me bicikleta.Ne ju keshillojme juve qe ta merni me vete ne biciklete kete informacion.

3.INFORMACION TURISTIK
Ketu do te gjeni ju informacion turistik mbi pejsazhet e mrekullueshme gjate udhetimit tuaj me biçikleta dhe plane te pergjithshme te qendrave te qyteteve ..Per harta te detalizuara te qyteteve ju rekomandojme te kontaktoni me: SHKSM, SDC, FSHÇ E.mail:konuzi@ yahoo.com,julionuzi@yahoo.it

1.PREGATITJA E UDHETIMIT
Ju mund te filloni zbulimin e Shqiperise nepermjet perdorimit te biçikletave nga secili qytet i Shqiperise ku jetoni ose mund te hyni ne Shqiperi nepermjet ketyre pikave kufitare:
-Aeroporti i Rinasit"Nene Tereza"
-Porti Detar i Durresit,Vlores ose Sarandes(Italia,Greqia)
-Pikat Kufitare Tokesore e Muriqanit,Hani i Hotit,Vermoshit,(Mali i Zi),Qaf Morinit,Morinit, (Kosove),Qaf Thanes,Tushemishtit,Gorices, (Maqedonia),Kapshtica,Tre Urat,Kakavija,Qaf Bota, (Greqi)
Ne do tju ofrojme te gjithe informacionin per ardhjen dhe nisjen ne secilen nga pikat hyrese ne Shqiperi dhe nese deshironi dhe transportin tuaj dhe te bagazheve nga vendi i ardhjes deri ne destinacionin e mbritjes.Ju ne çdo moment do ti keni bagazhet tuaja ne hotelin pasardhes sipas planit te parashikuar me pare nga ju.
Ju mund ta realizioni turin me biçiklete ne çdo kohe duke patur me vehte kete guide dhe nese deshironi mund te bashkepunoni me NSMS e cila do tju jape ne çdo kohe informacionin e nevojshem. Organizimi i tureve do te realizohet nga: Shoqata Alpeve Shqiptare
Rruga: Pjeter Bogdani, Pall.20/4, Shk.2, Ap.2/A Tirane, Albania
Tel. ++355.4.2261827 ,Tel+Fax.++355.4.2249383
Cel. ++355 68 2397202 E-Mail:konuzi@yahoo.com ;julionuzi@yahoo.it


2.LEVIZJA JUAJ ME BICIKLETA
Ketu do te gjeni ju te gjitha informacionet per çdo dite te levizjes tuaj sipas tureve te pershkruar me poshte, per pushimet tuaja si dhe informacion te sakte dhe te detajuar te pasqyruar ne harta per udhetimin tuaj me biciklete.Peshkrimin e segmentit rrugor qe do te pershkohet per secilen etape,informacion per restorantet si dhe koston e nevojshme qe ju duhet gjate udhetimit me bicikleta.Ne ju keshillojme juve qe ta merni me vete ne biçiklete kete informacion. Gjate turit me biçikleta do te zbulojme te gjithe zonat e Shqiperise ne te cilen bejne pjese ekosisteme me bukuri te rralla natyrore. Peisazhi malor alpin i mrekullueshem me floren e larmishme te zhvilluar kryesisht ne shkembenjte sedimentare e ofiolitike, kataraktet karakteristike, burimet ujore ne formen e lumenjve, perrenjve apo burimeve natyrore siperfaqesore perbejne bazen dhe egzistencen e ketyre ekosistemeve. Malet me kontraste te larmishme te relievit e tyre te cilet japin mundesi te mira per zhvillimin e sporteve dimerore e verore, si turizmi malor,alpinizmi, kacavjerrjet, skite, hipizmin, perdorimin e kajakeve ne kanione, peshkimi amator ne kanione e lumenjte e rrembyeshem e çiklizmin malor.Jeta ne Shqiperi me nje larmi te madhe te pejsazhit natyror, folklorit, historise etj.paraqet nje rajon te mrekullueshem per zhvillimin e gjeoturizmit Çiklistik. Bregdeti i mrekullueshem abraziv i Detit Jon (Butrint-Sarande-Vlore) dhe akumulativ i Detit Adriatik (Vlore-Durres) gjeomonumentet dhe gjeomjedisi, agrumet dhe ullishtet etj. do te jene supriza e kendeshme gjate udhetimit me biçikleta. Zbulimi i Shqiperise neprmjet levizjes me biçikleta do te jete me avantazh reciprok si per turistet te cilet do te eksplorojne nje pejsazh te mrekullueshem, nje rajon interesant nga pikpamja gjeografike dhe gjeologjike, nje vend legjendash dhe misteresh si kudo ne Vendet e Ballkanit dhe per vete rajonin dhe banoret e tij te cilet do te rrisin standartin e jeteses. Turi perfshin qytetet kryesore te Shqiperise. Duke filluar nga veriu do te pershkohen qytetet si Shkodra ,Lezha, Tirana, Elbasani, Librazhdi, Pogradeci, Korça, Erseka, Leskoviku, Permeti,Tepelena, Gjirokastra,Saranda, Himara,Vlora, Fieri,Berati, Kavaja,Durresi te cilat ofrojne akomodimin e pershtatshem. Turi neper Shqiperi do te na ofroje mundesi te shumta per te pare Gjeomonumente, gjeoparqe,dukurite karstike, etj, ekosisteme,pyje, liqene, lumenj, etj.

Turi eshte i parashikuar per grupe te ndryshme moshash por jo per femije.
Turi eshte ndertuar si nje i teri duke filluar nga veriu ne piken kufitare te Hanit te Hotit e duke vazhduar ne tere teritorin e Shqiperise kjo e kombinuar dhe me pikat kufitare hyrese per ne Shqiperi,pasi presupozohet dhe per turiste te cilet vijne nepermjet Malit te Zi,Kosoves,Maqedonise, Greqise dhe Italise. Te gjitha hartat e tureve jane ne shkalle 1:100 000 te publikuar me pare nga Instituti Gjeografik Ushtarak i Tiranes dhe turet permbledhese ne shkalle 1:220 000 te publikuar ne München nga Kujtim Onuzi dhe Franz Huber. Gjithsej do te pershkohen 2 878 km sipas tureve te pershkruara me poshte.Turet e pershkruara jane te pavarur nga njeri tjetri si dhe mund te nderthuren midis tyre, ku çdo njeri mund te realizoje te tere guiden ose sipas deshires secilen guide ne veçanti ose pjese te veçanta te tureve te ndryshme. Gjithsej jane pershkruar 6 Ture te cilet perfshijne pjese te medha te Shqiperise si dhe zona te kufizuara te Malit te Zi,Kosoves dhe Maqedonise.

Tour 1-Shkoder-Tirane-Korçe- Gjrokaster-Sarande -Vlore- Durres-Vore 1 028 km
Hani i Hotit - Koplik - Shkoder 35 km
Shkoder - Lezhe 40 km
Lezhe - Tirane 80 km
Tirane - Dajt - Tirane 60 km
Tirana - Elbasan 54 km
Elbasan-Pogradec 86km
Pogradec-Korçe 46 km
Korçe – Erseke-Radanj 70 km
Korçe -Voskopoje- Korçe 40 Km
Radanj - Leskovik- Permet 52 km
Permet - Gjirokaster 68 km
Gjirokastra - Sarande 60 km
Sarande–Butrint-Mursi-Shkalle-Livadhja-Sarande 57 km
Sarande - Llogara 85 km
Llogara - Vlore 45 km
Vlore - Lushnje 72 km
Lushnje-Durres 58 km
Durres -Vore 20 km

Tour 2-Shkoder- Virpazar-Podgorice- Plave-Vermosh-Shkoder 352 km
Shkoder-Virpazar 88 km
Virpazar-Podgorice 29 km
Podgorice- Verusa 46 km
Verusa-Mateshevo- Plave- Gusi-Vuthaj 79 km
Gusi- Vermosh- Tamare 44 km
Tamare - Koplik- Shkoder 66 km

Tour 3-Shkoder-Boge-Theth-Breg Lumi-Kir- Shkoder 152 km
Shkoder-Koplik-Boge-Theth 74 km
Theth-Breg Lumi-Kir-Ura Mesit-Shkoder 78 km

Tour 4-Shkoder-Puke-Kukes-Prizren-Gjakove- B.Curri -Valbone-Fierze-Koman-Shkoder 407 km
Shkoder-Puke 57 km
Puke-Kukes 110 km
Kukes-Prizren-Gjakove 71 km
Gjakove-Bajram Curri 40 km
Bajram Curri -Valbone -Ragam - Bajram Curri 50 km
Bajram Curri-Fierze 18km
Fierze-Koman me Traget
Koman-Shkoder 61 km

Tour 5-Tirane-Burrel-Peshkopi-Diber-Struge-Oher- Pogradec-Elbasan- Belsh-Divjake-Durres-Tirane 591 km
Tirane-Burrel 93 km

Burrel- Diber 75km
Diber –Struge 55km
Struge-Oher-Shen Naum- Tushemisht–Pogradec 66 km
Pogradec-Elbasan 88 km
Elbasan-Cerrik-Belsh-Kosove-Lushnje-Divjake 103 km
Divjake-Durres 72km
Durres-Tirane 39
Tour 6-Tirane-Berat-Skrapar-Permet-Tepelene-Gjirokaster-Sarande-Butrint 348 km
Tirane-Berat 124 km
Berat-Skrapar 48 km
Skrapar-Kelcyre 54
Kelcyre-Tepelene-Gjirokaster 44 km
Gjirokaster-Delvine-Sarande-Butrint 78 km